Rreth Kolevicave

TE BËRIT ART NË FORMË IDENTITETI
NGA VASI, NË NE

Kolevica Art Studio është themeluar nga artisti Vasillaq Kolevica, si një hapësirë e përkushtuar ndaj skulpturës dhe qeramikës artistike.
Me rrënjë të thella në qytetin e Korçës, studioja mishëron traditën, mjeshtërinë dhe frymën bashkëkohore në çdo vepër, është një vend ku argjila frymon, ku arti dhe dashuria për formën shndërrohen në një gjuhë të përbashkët.

Vasillaq Kolevica (Vasi) ka lindur në Korçë, më 17 prill 1959, në një familje me trashëgimi të thellë artistike, me nënë greke dhe baba shqiptar.
Në vitet 1974–1978, Vasi ndoqi Liceun Artistik të Korçës, ku realizoi edhe veprën e tij të parë, të vajzës që dashuronte, Andonetës, e cila ishte në moshën 15-vjeçare, sot është gruaja e tij.

Në realitetin e ashpër të atyre viteve, ku regjimi shpesh ndëshkonte talentet dhe njerëzit me mendim të lirë, për shkak të biografisë familjare, Vasit iu mohua padrejtësisht e drejta për të ndjekur Universitetin e Arteve.Por dashuria për artin nuk mund të ndalej.
Pas shumë vitesh përkushtimi dhe pune, ai u rikthye për të përmbushur ëndrrën e tij në Universitetin e Arteve në Tiranë në vitet 2008-2012, duke e kthyer pengun e rinisë në fitore shpirtërore.

Studioja e parë lindi në fund të viteve ‘70, në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku artisti ndërtoi vetë furrën dhe tornon e parë për punimin e qeramikës.
Fill pas viteve ’90, me ndryshimin e sistemit, studioja u zhvendos në shtëpi dhe më pas, në vitin 1994, mori formën e plotë si Kolevica Art Studio, që sot bashkon traditën me filozofinë e artit.

Çdo objekt i krijuar këtu mbart një copëz identiteti, të punuar me përkushtim, të menduar me ndjesi dhe të realizuar me intuicion emocional që tejkalon funksionin estetik.

Shiko Portofolin e Vasit

Arti, familja dhe kujtesa

Familja Kolevica ka rrënjë të thella artistike dhe intelektuale.
Nëna e Vasit ishte pianiste, një ish studente e Liceut Francez, ndërsa babai, Dhimitraq Kolevica, luante violinë, kitarë dhe benxho, duke përcjellë tek Vasi edhe dashurinë për muziken dhe artin.
Ai pikturonte edhe bashkë me miqtë e tij Vangjush Mio dhe Guri Madhi, duke mbjellë frymën e krijimit që do të përcillej brez pas brezi.

Gjyshi i tij, Ilo Mosko, një nga themeluesit e korit LIRA të Korçës, mbolli në këtë familje ndjenjën e harmonisë dhe përkushtimit ndaj bukurisë, një frymë që më vonë do të merrte formë në baltë, ngjyrë dhe dritë.
Ndikim të rëndësishëm ka pasur dhe Petraq Kolevica, kushëriri i babait te Vasit, arkitekt, shkrimtar dhe mendimtar, autor i Bibliotekës së Korçës dhe Muzeut Kombëtar të Tiranës.

Over the years, this rich cultural environment inspired Vasi to explore new forms of expression, blending tradition with contemporary ideas.
Çdo mbledhje në shtëpinë e familjes ishte e mbushur me muzikë, biseda rreth artit dhe ndarje të vizioneve krijuese, duke rritur një brez që do të vazhdonte ta nderonte dhe ta zgjeronte këtë trashëgimi.
Është pikërisht në këtë atmosferë kureshtjeje, pasioni dhe përkushtimi që Vasi zhvilloi qasjen e tij unike ndaj skulpturës dhe qeramikës, duke e parë çdo vepër jo thjesht si një objekt, por si një histori që lidh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

NGA VASI, NË ANJEZA. 

Sot, fryma krijuese vazhdon përmes vajzave të tij, të cilat kanë zgjedhur rrugën e arteve dhe arkitekturës, duke ruajtur trashëgiminë e familjes.
Veçanërisht, Anjeza Kolevica, vajza e vogël e Vasit, ka ndjekur rrugën e të atit duke e zgjeruar vizionin e tij artistik me ndjeshmëri bashkëkohore.  

Në duart e Vasit dhe Anjezës, çdo pjesë balte bëhet një historie më e madhe.
Qeramika gjallërohet, e rikthen jetën në çdo detaj, në çdo ngjyrë që shndrit nën dritën e diellit.
Të punosh me argjilën, për ta, do të thotë të dialogosh me kohën, me rrënjët dhe me të ardhmen njëkohësisht.

Të punosh me argjilën, për ta, do të thotë të dialogosh me kohën, me rrënjët dhe me të ardhmen njëkohësisht.
Roli i saj ka qenë gjithmonë thelbësor. Ajo është bashkëudhetare në art dhe në jetë, muze dhe një njohëse e rrallë e ngjyrës.
Me përvojën e saj në përzgjedhjen dhe përzjerjen e smalteve, Andoneta kujdeset për çdo nuancë, duke i dhënë veprave dritën dhe ekuilibrin e tyre unik.

Të tre së bashku kanë ndërtuar një laborator të mirëfilltë arti, nga ku konceptojnë idenë në letër, i japin formë baltës, e pjekin, dhe në fund i japin identitet.
Ata besojnë se zhvillimi qëndron tek bashkëpunimi, e jo tek importi, dhe se arti duhet të mbetet një akt i gjallë, njerëzor dhe i papërsëritshëm.

Në thelb,, Kolevica Art Studio është një dëshmi që arti, njëjtë si dashuria, mund të realizohet me duar, me zemër dhe me identitet.

TITUJ & ÇMIME

2022
First Prize “Giancarlo Sciannella” at the Giovani per la Ceramica of Anjeza Kolevica – Art in Act 009 competition (Roseto degli Abruzzi, 2022), is now part of the Cingoli Art Foundation Collection

2022
• International collection of Contemporary Ceramic Art in Castelli (TE) which includes more than 500 artists from 50 countries

2020
Titulli “Mjeshtër i Madh” – Akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta,për kontribut të jashtëzakonshëm në artin figurativ dhe trashëgiminë qeramike kombëtare

2019
Titulli “World AS Sculptor” – Akorduar nga The World Peace Committee, Jakarta, Jakarta
Titulli “Mjeshtër” – Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, Nr. regjistri 146 (17.10.2019)

2016
Çmimi “Më i Miri në Vend” – për promovimin e qeramikës tradicionale dhe moderne shqiptare

2008
Çmimi “Odise Paskali” – Boboshticë, për krijimtari të spikatur dhe pjesëmarrje të suksesshme në ekspozita kombëtare e ndërkombëtare

2006
Çmimi i Parë në Skulpturë – Konkursi Kombëtar “Vangjush Mio”, Galeria “Guri Madhi”, Korçë

2005
Çmimi i Dytë në Skulpturë – Konkursi Kombëtar “Vangjush Mio”, Galeria “Guri Madhi”, Korçë

1990
Medalja “Naim Frashëri” – Akorduar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i RPSSH, për vepra me nivel të lartë artistik në qeramikë

1983–1986
Fitues i Çmimit të Parë dhe të Dytë në konkurset e Arteve të Aplikuara – Çmimet e Rinisë Artistike

PANAIRE 

  • 7 Ekspozita personale në Korçë
  • 4 Ekspozita personale në Tiranë
  • 4 Ekspozita ndërkombëtare (Itali & Greqi)
  • Ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve,Tiranë (2007)
    Dhurim i veprës “Kryqëzim” në fondin e përhershëm të GKA
  • Ekspozita ndërballkanike e artit kishtar, Volos – Greqi
  • Simpozium Ndërkombëtar i Skulpturës, Korçë (2010, 2024)
  • Format e Gravitetit Shpirtëror – Qeramika:nKurator: Mikel Temo – 3 ekspozita në 1, të organizuara në Sallën e Ministrisë së Kulturës; Hotel Maritim Plaza; dhe në Bankën Qendrore Credins.